Rreth nesh

Aktiviteti Ynë

Shoqëria ManeTCI, një prej kompanive kryesore të zhvillimit të pasurive të patundshme dhe industrisë së ndërtimit në Shqipëri e rajon, ofron ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese. E themeluar në vitin 2002, ManeTCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale e kulturore dhe ndërtime infrastrukturore. ManeTCI është pjesë e grupit më të madh të investimeve në Shqipëri e rajon: Grupit BALFIN. Puna në ManeTCI është e përqëndruar në një marrëdhënie besueshmërie dhe partneriteti me të gjithë bashkëpunëtorët dhe klientët, duke u kujdesur për interesat dhe mirëqënien e të gjithëve. Kompania u vjen në ndihmë klientëve nëpërmjet programit të financimit, ndërsa për bashkëpunëtorët ofron një përfshirje të vazhdueshme në sukseset dhe arritjet e saj. Progresi i vazhdueshëm, investimet bashkëkohore, si dhe programet e përparuara në zhvillim, sigurojnë motivim për të gjithë stafin. Më tepër informacion gjeni në profilin e kompanisë:

© 2019 ManeTCI
mirëmbajtur nga Landmark

SHËNIM! Kjo faqe përdor cookies dhe teknologji të ngjashme.

Ne përdorim cookies për të siguruar që ju të merrni përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit

Pranoj