Green Coast Resort and Residences

Green Coast Resort and Residences, një investim i rrallë në Shqipëri dhe një projekt elegant që i shtohet Mesdheut, është ndërtuar në mënyrë strategjike në Palasë – një prej fshatrave më të bukur të Rivierës Shqiptare, në afërsi të Vlorës. Shtrirë në 20 hektarë truall, duke respektuar mirëfilli ekosistemin, kulturën dhe historinë e Palasës, resorti ofron më të mirat e nivelit të lartë të jetesës, i përbërë nga 3 komponentë: pjesa rezidenciale me vila tëtipologjive të ndryshme, një hotel në standard me 5 yje dhe një shëtitore piktoreske buzë detit me restorante tradicionale e gourmet, shërbime dhe argëtim cilësor dhe njësi të tjera biznesi në dispozicion të banorëve dhe vizitorëve.

Projekti po sjellë një standard të ri në turizmin shqiptar, me shërbime të dedikuara dhe të specializuara. Për këdo që po merr në konsideratë investimin në tregun gjithnjë në rritje të turizmit dhe pronave të paluajtshme në Shqipëri, Resorti Green Coast u ofron mundësi investimi klientëve të tanishëm dhe të ardhshëm, vendas dhe ndërkombëtarë, përmes Programit të Qiradhënies dhe Time Share.

Adresa:Palasë, Vlorë
Sipërfaqja: 217,692m2
Kontakto Departamentin e shitjes: +355698014999 Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
© 2019 ManeTCI
mirëmbajtur nga Landmark