PARK GATE

“Park Gate" është një objekt me stil shumë të veçantë arkitekturor dhe strukturor, pranë hyrjes së Parkut të Tiranës në Rrugën e Elbasanit. Pozicioni mjaft strategjik, përballë “Fakultetit të Histori-Filologjisë” dhe “Fakultetit Ekonomik”, në Rrugën e Elbasanit dhe fare pranë Parkut të Liqenit Artificial, e bëjnë këtë objekt dhe më të lakmuar nga klientët, si për banim ashtu dhe për biznes. Objekti përbëhet nga një ndërthurje strukturash; nga ana lindore dhe jugore ngrihet në lartësinë e 13 kateve dhe nga ana perëndimore dhe veriore ngrihet në lartësinë e 7 kateve. Godina do të ketë tarraca të gjelbëruara duke ju përshtatur trendit më të fundit të ndërtesave me tarraca ekologjike, si edhe do të ketë një fasadë tepër të personalizuar 3-ngjyrëshe. “Park Gate” përfshin 2 kate shërbime, 7 dhe 11 kate banim, si edhe 2 kate parkim nëntokësor.
Adresa:Rruga e Elbasanit, Përballë “Fakultetit të Histori-Filologjisë” si edhe Përballë Hyrjes Lindore të Parkut të Liqenit Artificial
Sipërfaqja: 18,322.7 m2
Kontakto Departamentin e shitjes: +355698014999 Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
© 2019 ManeTCI
mirëmbajtur nga Landmark