Ndërtimi

Departamenti Teknik

Departamenti Teknik, si shtylla kryesore e kompanisë ManeTCI, udhëheq veprimtaritë e projektimit, ndërtimit, menaxhimit tekniko-inxhinierik të projekteve, si edhe dhënien e ekspertizës në të gjithë fushat e sipër-përmendura. Departamenti Teknik zotëron kapacitete profesionale në të gjithë disiplinat inxhinierike, të mjaftueshme për të ndërmarrë, zhvilluar dhe kompletuar projekte të ndryshme në fushën e ndërtimit të tipologjive të ndryshme si: rezidenciale, tregëtare, industriale, turistike, agrare etj.

Qëllimi kryesor është të ndërtohen objekte cilësore e funksionale, në funksion të zhvillimit urban dhe turistik të Shqipërisë, si edhe në funksion të kërkesës në rritje të konsumatorit shqiptar për ndërtime të standardeve të larta. Gjatë punës respektohen nivele të caktuara sigurie dhe i kushtohet kujdes mbrojtjes së natyrës dhe respektimit të planeve urbanistike.

Stafi ynë përbëhet nga specialistë me përvojë si: Arkitektë, Inxhinierë Civil,Menaxherë Projekti, Inxhinierë Planifikues, Inxhinierë Preventivues, Inxhinierë Elektrik, Inxhinierë Mekanik, Inxhinierë Mjedisi, Inxhinierë Topograf.

© 2019 ManeTCI
mirëmbajtur nga Landmark

SHËNIM! Kjo faqe përdor cookies dhe teknologji të ngjashme.

Ne përdorim cookies për të siguruar që ju të merrni përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit

Pranoj