Kompania Mane TCI aktivitet në Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Kompania Mane TCI aktivitet në Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Siguria dhe shëndeti në punë janë dy nga pikat më të rëndësishme për kompaninë. Me synimin e përmirësimit të kushteve gjatë procesit të punës, ruajtjen e jetës, integritetin e shëndetit, mbrojtjen fizike dhe mendore të punëmarrësve që përfshihen në procesin e prodhimit janë ndërmarrë disa masa parandaluese.

Në kuadër të ditës Botërore të Shëndetit dhe Sigurisë në punë, kompania Mane TCI Njësia HSE&QA, në bashkëpunim me Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe mjeken e kompanisë nën moton “Parandalimi është më i mirë se kurimi “ dhe në zbatim të objektivave të kompanisë për shëndetin në punë synojnë:

  • Promovimin dhe mirëmbajtjen në nivel të lartë të mirëqenies fizike, mendore dhe sociale të punonjësve në të gjitha profesionet.
  • Parandalimin e sëmundjeve që vijnë si pasojë e kushteve të punës së punonjësve.
  • Mbrojtjen e punëtorëve nga rreziqet që rrjedhin nga faktorë të dëmshëm për shëndetin në lidhje me punën.
  • Dhënien e një pune të përshtatshme për çdo punëmarrës, që i përshtatet aftësive të tij fiziologjike dhe psikologjike “Përshtatje e vendit të punës me punëmarrësin dhe punëdhënësin me vendin e tij të punës”

Gjithashtu në kuadër të kësaj dite u organizua edhe një fushatë ndërgjegjësuese, “Your good health is your greatest wealth” ku përveç trajnimit të dhënë nga stafi mjekësor, punonjësit patën mundësi të merrnin përgjigje për  problemet e tyre shëndetësore dhe të kryenin Checkup të plotë të mundësuar nga kompania për punonjësit e kantiereve.

© 2019 ManeTCI
mirëmbajtur nga Landmark

SHËNIM! Kjo faqe përdor cookies dhe teknologji të ngjashme.

Ne përdorim cookies për të siguruar që ju të merrni përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit

Pranoj