Lojëra, aktivitete argëtuese e ndarja e mesazheve të rëndësishme - gjithçka ç’ka ndodhi në staff retreat e ManeTCI & Green Coast
Fillimi i pandemisë ka qenë një periudhë e vështirë për të gjithë, por ne ia kemi dalë mbanë së bashku. Arritjet e kompanisë janë gjithmonë një vlerë për t’u festuar dhe me këtë në fokus, ManeTCI dhe Green Coast Resort & Residences organizuan fundjavën e kaluar një staff retreat në Strugë, Maqedoni e Veriut.
Të gjithë kaluan një kohë të këndshme teksa u informuan mbi planet e mëdha që kompanitë kanë, si dhe morën pjesë në aktivitete të ndryshme argëtuese që u organizuan. Falë këtij aktiviteti, u bë e mundur njohja e një tjetër dimensioni të gjithësecilit prej nesh.
Përmes ‘arratisjes’ nga rutina e përditshme, ky retreat shërbeu për të forcuar më shumë shpirtin e skuadrës, e për të njohur më mirë potencialet tona.
Pas kësaj fundjave plot buzëqeshje, të gjithë jemi rikthyer me më shumë energji e më të bashkuar, gati për arritjen e rradhës.












