Mane TCI nën moton - “Punonjës Aktivë“

Kompania ManeTCI ishte pjesëmarrëse këtë vit në edicionin e 4-të të Tirana Marathon 2019!

Në këtë garë punonjësit e ManeTCI u angazhuan jo vetem për të qenë pjesë aktive e saj por edhe për të arritur rezultate konkurruese simbolike mes njëri – tjetrit..

Gjatë kësaj periudhe, nën nismën “Sfida e Mane TCI”, skuadra ka qënë aktive në stërvitje fizike në mënyrë të vazhdueshme duke synuar arritjen e një performance sa më të mirë dhe pse jo, për të fituar

Sfida e zhvilluar konsistoi në monitorimin e hapave të përditshme të pjesëmarrësve gjatë periudhës 20/09/2019-11/10/2019 nëpërmjet aplikacionit Pacer, ku çdo anëtar i skuadrës mund të shihte dhe sfidonte kolegët e tij në ecjen e përditshme.





Si në çdo garë dhe kjo sfidë kishte çmimet motivuese dhe fituesit e saj të cilët me kënaqësi i ndajmë me ndjekësit tanë:

Cmimi I: Eda Zijaj

Cmimi II: Eristela Hoxha

Cmimi III: Juliana Pergega

Gara u kthye në një sfidë mjaft të bukur për të gjithë skuadrën pjesëmarrëse dhe mjaft motivuese për të gjithë kompaninë, duke nxitur më shumë angazhimin në sport! J

© 2019 ManeTCI
mirëmbajtur nga Landmark

SHËNIM! Kjo faqe përdor cookies dhe teknologji të ngjashme.

Ne përdorim cookies për të siguruar që ju të merrni përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit

Pranoj