Për një Tiranë më të gjelbër!

Mars 2018


Nismës së Bashkisë Tiranë për gjelbërimin e qytetit të Tiranës “Mbill një pemë” ju bashkua edhe kompania ManeTCI. Për të dytin vit radhazi , ManeTCI mbështet nismën “Go Green” e cila synon shtimin e hapësirave të gjelbërta,si një mundësi për të qenë më në kontakt me natyrën dhe përmisimin e kushteve cilësore të jetesës për banorët e qytetit të Tiranës. Përkujdesja e vazhdueshme ndaj komunitetit dhe ambientit është një pjesë e rëndësishme e Përgjegjësisë Sociale dhe projekteve të ndërtimit të kompanisë. ManeTCI duke ju bashkuar nismës së Bashkisë Tiranë dhuron mbi 100 pemë cilësore (acera, qershi, dafina), pranë Liqenit të Farkës. Kujdesi ndaj komunitetit dhe kujdesi ndaj mjedisit janë dy prej parimeve të cilat udhëheqin filozofinë e kompanisë ManeTCI.

© 2019 ManeTCI
mirëmbajtur nga Landmark

SHËNIM! Kjo faqe përdor cookies dhe teknologji të ngjashme.

Ne përdorim cookies për të siguruar që ju të merrni përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit

Pranoj