Politika e Sigurisë dhe Shëndetit

E enjte, 31 Gusht 2017
Poltika e Sigurisë dhe Shëndeti në ambientet e punës ka si qëllim kryesor të saj “Zero Dëmtime” të stafit, klientëve dhe pronës, për këtë arsye Mane TCI gjithmonë ka patur fokus të saj informimin dhe trajnime periodike të stafit dhe nënkontraktorëve.

Mane TCI së fundmi ka krijuar një strukturë të re e cila ka në fokus të saj ngritjen profesionale dhe të aplikimeve të sistemeve ndërkombëtare, me qëllimin e përforcimit maksimal të sigurisë në Kantier. Kjo strukturë përbëhet nga stafi me experiencë në projekte të mëdha dhe të rëndësishme. Fokusi kryesor i kësaj strukture është informimi, trajnimi, krijimi i moduleve të personalizuara të trajnimit, analizimi i situatave të rrezikshme, parandalimi, dhe projektimi në kohë i zhvillimit të kulturës në punë.

© 2019 ManeTCI
mirëmbajtur nga Landmark

SHËNIM! Kjo faqe përdor cookies dhe teknologji të ngjashme.

Ne përdorim cookies për të siguruar që ju të merrni përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit

Pranoj